UNDP / UNV dhe Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, do të bashkëpunojnë në zbatimin e aktivitetit "Bashkë-dizajnim në reduktimin e ndotjes së ajrit’’, që është pjesë e projektit të përbashkët të UNDP/UNV dhe WHO “Healthier Kosovo 2”.
Tituli: UN Vullnetar i Komunitetit për bashkë-dizajnim kundër ndotjes së ajrit
Numri i pozitave të hapura: 13
Vendndodhja: Prishtinë
Kohëzgjatja e angazhimit: 9 muaj
UN Vullnetari i Komunitetit do të angazhohet në aktivitete inovative, të cilat do të implementohen në nivel të komunitetit, ku ata do të sigurojnë kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe ndërgjegjësim në lidhje me ndotje të brendshme/jashtme të ajrit.
Kriteret:
· Njohuri bazike mbi metodat e hulumtimit dhe përvojës ne mbledhjen e të dhënave në terren;
· Njohuri themelore i aplikacioneve Office të kompjuterit;
· Shërbimi vullnetar dhe përvoja në angazhimin në komunitet konsiderohen një përparësi;
· Zotërimi i mirë i gjuhës së punës në komunën përkatëse.
Orari i punës: Gjysmë-orari: (2.5 ditë /javë).
Benefitet:
• Kompensimi për punë vullnetare, që mbulon shpenzimet e jetesës;
• Sigurimi shëndetësor për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës;
• Mundësi për trajnime;
• Pushim vjetor.
*Për t’u informuar më shumë rreth procesit të aplikimit, ju lutem të shkarkoni dokumentin e bashkëngjitur në thirrje.