PROJEKTI: "KONSULTIMI I TË MBIJETUARVE DHE FAMILJEVE ME FËMIJËT TË VRARË GJATË LUFTËS 1998 - 1999 NË KOSOVË"

25 Mars 2023
SHARE

THIRRJA PËR STUDENTË PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTAVE

Projekti "Konsultimi i të mbijetuarve dhe familjeve me fëmijet të vrarë gjatë luftës 1998- 1999 në Kosovë" është një bashkëpunim në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Projekti ka për qëllim konsultimin e të mbijetuarve dhe familjeve me fëmijet e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë për dokumentimin e përjetimeve dhe historive të tyre, si dhe për konsultime në lidhje me formatet e memoralizimit të fëmijëve të vrarë 

Si pjesë e këtij projekti, studentët do të angazhohen me pagesë për zhvillimin e intervistave dhe transkriptimin e tyre me të mbijetuarit dhe familjet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur, si dhe dokumentimin e përjetimeve dhe historive të tyre. Studentët do të punojnë nën drejtimin e stafit të projektit, stafit akademik të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.  

Kriteret për të gjithë studentët e interesuar të bëhen pjesë e projektit - zhvillimit të intervistave: 

-     Të jenë së paku në vitin e fundit të studimeve themelore ne fushat e shkencave shoqërore; 

-     Të kenë aftësi të mira komunikimi - në të shkruar dhe të folur; 

-     Të gatshëm për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Kosovës për të kryer intervistat dhe dokumentimin e përjetimeve; 

-     Të kenë fleksibilitet dhe aftësi për të punuar me orar të ndryshueshëm në bazë të nevojave të projektit dhe të të intervistuarve; 

-     Të jenë të disponueshëm për të punuar gjatë gjithë periudhës së projektit nga prilli deri në shtator 2023.  

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-it e tyre të përditësuara dhe një letër motivimi që shpjegon arsyet e interesimit në këtë projekt, në adresën elektronike: [email protected], deri në datën 2 prill, 2023, Lënda/Subject: Memoriali - Thirrja për Studentë për Zhvillimin e Intervistave  

Vetëm studentët e përzgjedhur do të thirren në intervistë, për datën, orën dhe vendin e së cilës do të njoftohen paraprakisht.