PROJEKTI QUADIC ME AKTIVITETIN E RADHËS

13 Prill 2023
SHARE

Në kuadër të projektit QUADIC, në datat 11 – 15 prill 2023 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj po mbahet ngjarja e parë e shpërndarjes së informatave për arritjet e projektit.

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli prezantoi aktivitetet, arritjet dhe rolin e UP-së në kuadër të projektit QUADIC. Përfaqësues nga të gjithë partnerët e projektit nga #EU, #Kosova dhe #Shqipëria po paraqesin arritjet e projektit në institucionin përkatës në përputhje me paketat punuese, duke folur po ashtu edhe planet për të ardhmen.  

Projekti QUADIC mbështet rritjen e kapaciteteve të stafit të përfshirë në menaxhimin e projekteve dhe ndërkombëtarizim të institucioneve të arsimit të lartë. QUADIC bashkë-financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.

 

#Erasmus+ #EACEA #EU #UP