UP-ja pjesë e Javës Ndërkombëtare në Universitetin e Leonit

12 Maj 2023
SHARE

Javën e kaluar UP-ja u përfaqësua me disa profesorë në Javën Ndërkombëtare të Universitetit të Leonit, Spanjë. Java Ndërkombëtare mblodhi bashkë partnerë nga më tepër se 30 vende. UP-ja ka partneritet tashmë disa vjeçar me Universitetin e Leonit, të cilin të dyja institucionet u pajtuan ta vazhdojnë dhe zgjerojnë. Java Ndërkombëtare u karakterizua me aktivitete të ndryshme të ndërlidhura me ndërkombëtarizimin, rrjetëzimin e universiteteve dhe projektet hulumtuese. Aspekti shkëmbimeve ndërkulturore ishte po ashtu i rëndësishëm. Për audiencën ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, ligjëroi në temën: “Psikologjia e Erasmus+: Efekti i Erasmus+ për studentët e Ballkanit Perëndimor”.