Këshilli i fakultetit
Këshilli i Fakultetit është organi më i rëndësishm vendimmarrës në procesin e emërimit dhe zgjedhjes së struktuarave menaxheriale brenda njësisë akademike. Po ashtu, ky organ e ka rolin kryesor në planifikimin kadrovik dhe të procesit mësimor në përgjithësi. Si i tillë, ai ka të drejtën dhe përgjegjësinë të propozojë kandidatin për postin e dekanit; t'i propozojë senatit miratimin dhe ndryshimet e programeve studimore; të propozojë numrin dhe të përcaktojë kushtet për registrim të studentëve të rinj; të marrë vendime të natyrës akademike si rekrutimi dhe avancimi akademik i personelit akademik; të kryejë funksione tjera në raport me zbatimin e programeve të studimit, si miratimi i projekteve të studentëve për hulumtim në nivel master dhe doktoratë, caktimin e mentoreve dhe formimin e komisioneve përkatëse për zbatim të programeve studimore; të miratojë mekanizma dhe instrumente për sigurimin e cilësisë së programeve, zhvillimin e sillabuseve dhe vleresimin e studentëve; të kryejë detyra tjera, të cilat janë të përcaktuara në statut ose që kerkohen nga senati.
Këshilli përbëhet nga një numër i zgjedhur i personelit akademik, dekani dhe prodekanët, sekretari, një anëtar nga personeli i administratës si dhe dy studentë të Fakultetit.
Përbërja e Këshillit të Fakultetit Filozofik:
Bekim Baliqi–Dekan
Bardhok Bashota–Prodekan për Mësim dhe Çështje të Studentëve
Gëzim Selaci–Prodekan për Kërkime Shkencore
Arsim Sinani- Prodekan për Financa dhe Infrastrukturë
Lumnije Ahmeti-Sekretare e Fakultetit Filozofik
Adem Beha
Afrim Hoti
Albina Drançolli
Anton Vukpalaj
Arsim Sinani
Astrit Salihu
Avdyl Gashi
Blerim Latifi
Dashamir Bërxulli
Durim Abdullahu
Ibrahim Gashi
Ilir Culaj
Jon Konjufca
Kristë Shtufi
Kujtime Boshtrakaj
Linda Hoxha
Lirije Palushi
Mentor Hasani
Muhamet Mala
Muhamet Qerimi
Mytaher Haskuka
Njomza Llullaku
Nuri Bexheti
Oktaj Hasani
Rita Selimi
Tahir Latifi
Taulant Gashi
Valon Leci
Vjollca Krasniqi
Zamira Hyseni
Ibrahim Hoxha (nga administrata)
Erlond Ukaj (student)
Marigona Istrefaj (studente)