Trupat

Trupat e Fakultetit Filozofik mbikëqyrin aspektet akademike, kërkimore, etike dhe profesionale në fakultet. Ka disa trupa të tillë që përbëhen nga personeli akademik dhe studentë të Fakultetit, me përjashtim të Trupës këshillëdhënëse.

 

Komisioni i studimeve

Komisioni i Studimeve i Fakultetit Filozofik, është organ këshillëdhënës për Këshillin e kësaj njësie akademike. Si njëri prej organeve më të rëndësishme të fakultetit, ai është përgjegjës për shqyrtimin e propozimeve të programeve të reja të studimeve, si dhe përshtatjen dhe ndryshimin e programeve ekzistuese; trajtimit të kërkesave për ndërrimin e programeve të studimeve nga studentet; zhvillimin e koncepteve, vlerësimit dhe komentimit të çështjeve të natyrës akademike, në mënyrë që të përgatisë raporte, për të cilat vendoset në Këshillin e njësisë përkatëse. Ky komision është përgjegjës edhe për sigurimin e cilësisë së brendshme, duke përfshirë miratimin e planit për vlerësimet e proceseve akademike dhe administrative; shqyrtimin e raporteve nga proceset e vlerësimeve të brendshme; zhvillimin e rekomandimeve për Këshillin e fakultetit dhe dekanatn, në bazë të gjetjeve të vlerësimeve.

Përbërja:

  • Bardhok Bashota- kryetar
  • Albina Drançolli
  • Dashamir Bërxulli
  • Lirika Demiri
  • Lulzim Dragidella 
  • Njomëza Llullaku
  • Tahir Latifi
  • Anila Leka (student)
  • Diellza Gashi (studente)

 

Këshilli i studimeve të  doktoratës

Këshilli i studimeve të doktoratës i njësisë akademike përbëhet nga 5 ose 7 anëtarë nga radhët e professorëve me thirjen së paku profesor i asociuar, të cilët përfaqësojnë departamentet përkatëse të njësisë akademike. Ky këshill ka përgjegjësinë për shqyrtimin e procedurave të paraqitjes së temës, mentorit dhe projektpropozimit të doktoratës; për vlerësimin e projekt-propozimit të temës dhe caktimit të mentorit; ti propozoj Këshillit të njësisë akademike emërimin e komisionit për vierësimin e temës dhe e miraton propozimin për mentorin. Ky komision përbëhet prej tre (3) anëtarëve, nga të cilët së paku një anëtar nuk duhet të jetë mësimdhënës i studimeve në fjalë e as i punësuar në njësinë akademike (fakultetin), e cila është përgiegjëse e studimeve. Po ashtu, ky organ, ka për mandat të bëjë implementimin e të gjitha dispozitave të rregullorës për studime të doktoratës.

Përbërja:

  • Ibrahim Gashi - kryesues
  • Afrim Hoti
  • Aliriza Arënliu
  • Arsim Canolli
  • Vjollca Krasniqi

 

Komisioni disiplinor për studentë dhe Komisioni i ankesave për student

Fakulteti Filozofik ka organet e tij të veçanta për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore për studentë. Organet për shqyrtimin e kësaj përgjegjësie, të cilat e zhvillojnë procedurën disiplinore janë: Këshilli i Fakultetit në nivel të njësisë akademike, i cili këshillohet nga Komisioni Disiplinor i njësisë akademike si organ i shkallës së parë. Po ashtu, procedura disiplinore shqyrtohet edhe në Komisionin e Ankesave si shkallë e dytë. Komisioni Disiplinor dhe Komisioni i Ankesave emërohen me mandat katervjeçar sipas procedurës së regullt të votimit nga Këshilli i njësisë akademike.

Përbërja  e Komisionit disiplinor për studentë:

  • Bujar Dugolli, kryesues
  • Liridona Jemini-Gashi
  • Aurela Bici (studente)

 

Përbërja e Komisionit të ankesave për studentë:

  • Dorajet Imeri, kryesues
  • Ilir Culaj
  • Meliha Brestovci

 

Komisionit për etikë në kërkime shkencore

Ky komision është themeluar si nënkomision për shqyrtim etik brenda Fakultetit Filozofik, për ta  përfaqësuar këtë njësi akademike në Komisionin për Etikë në Kërkime Shkencore (KEKSH) të Universitetit të Prishtinës. Ky nënkomision ka përgjegjësinë për shgyrtimin e lëndeve brenda njësisë akademike dhe sigurimin që të giitha aktivitetet kërkimore të kryera në këtë njësi akadeike janë në përputhje me parimet dhe standardet etike. Ky nënkomision ka përgiegësi t'i pranoj, shgyrtoj dhe rekomandoj për miratim në KEKSH të githa kërkesat, propozimet dhe protokollet kërkimore të dorëzuara për shqyrtim në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara dhe të siguroj udhëzime dhe të mbështetje për parashtruesit e kerkesës mbi konsideratat etike gjatë procesit të kërkimit, duke përfshirë udhëzimet mbi procedurat dhe plotësimin e kritereve për kërkimet që shgyrtohen nga ana e KEKSH-it.

  • Adem Beha, kryesues
  • Artan Krasniqi
  • Durim Abdullahu
  • Kristë Shtufi
  • Natyra Agani
  • Nuri Bexheti
  • Rita Selimi

 

Trupa këshillëdhënëse

Kjo trupë mund të ketë min 11 anëtarë dhe maksimum 17 anëtarë. Anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse (TK) duhet të jenë përfaqësues të tregut të punës që janë udhëheqës apo vendimarrës në kompani private apo publike si dhe përfaqësues të autoriteteve qeveritare relevante për fushë-veprimtarinë e njësisë akademike përkatëse, dhe një student i regjistruar në NjA, me sukses të mirë akademik, dhe së paku të jetë në semestrin e tretë të studimeve. Roli dhe përgjegjësitë e anëtarëve të TK-së janë: të marrin pjesë në mënyrë aktive në takimet e TK-së; të sugjerojnë Këshillit të NjA-së përditësimin e programeve të studimeve, për të siguruar që studentët marrin përgatitjen e duhur profesionale në përputhje me kërkesat e tregut; të mbështesin realizimin e praktikës profesionale të studentëve të NjA-së, në pajtim me programet e studimeve dhe mund të vlerësojnë rezultatet e të nxënit të studentëve, nëse kërkohet; të mbështesin NjA-në dhe tregun e punës të fushë veprimtarisë respektive në krijimin e grupeve të përbashkëta punuese; të bashkëpunojnë ngusht me përfaqësuesit e NjA-së në kërkime shkencore, shërbime profesionale, bashkëpunime në projekte, ndërmjetësim për inovacione, si dhe në propozime për bashkëpunim në projekte të përbashkëta me NjA-nëdhe partner të tjerë, etj.

Përbërja:

  • Arjeta Fejza
  • Granit Tërnava
  • Klevis Vaqarri
  • Leonora Kryeziu
  • Lura Limani
  • Maria Berishaj
  • Mentor Morina
  • Naime Hoxha
  • Teuta Shala-Peli
  • Vigan Behluli
  • Vjollca Aliu