Telegram ngushëllimi

02 Shkurt 2024
SHARE

E nderuar familje e Prof.

Dr. Kadri Metaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, mikut dhe profesorit fort të nderuar dhe të dashur, Prof. Dr. Kadri Metaj. Më lejoni, që në emër të Fakultetit Filozofik dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për humbjen e profesorit Kadri.

Profesor Kadriu për të gjithë neve kolegëve ishte një mishërim i përkushtimit, model i kolegjialitetit dhe mbështetës i gjeneratave të reja. Profesor Kadriu ishte kontribues për Universitetin e Prishtinës në kohët më të vështira të okupimit dhe protagonist i transformimit të tij në liri. 

Studentët e kujtojnë profesor Kadriun si njeri të afërt, pozitiv dhe model i filozofit dhe intelektualit në shoqëri. 

Fakulteti Filozofik humbi një nga profesorët e tij më të çmuar, ndërsa filozofia humbi një nga përfaqësuesit e saj më të zëshëm dhe të spikatur. 

Mendimet dhe zemra jonë është me ju në këtë moment të vështirë.

I përhershëm qoftë kujtimi i Prof. Dr. Metaj

Me pikëllim të thellë,

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli

Dekan i Fakultetit Filozofik