Departamenti i Shkencës Politike

Departamenti i Shkencës Politike, themeluar në vitin 2001, ofron studime dhe hulumtime shkencore, duke kontribuar në formësimin e kuadrove si dhe zhvillimin e studimeve mbi politikën si disiplinë shkencore. Departamenti i Shkencës Politike për më shumë se dy dekada ka ofruar programe studimi, në nivelet BA dhe MA, si Shkencë Politike dhe Administratë  Publike (BA), Shoqëria Civile dhe Zhvillimi Lokal (MA), Shkencë Politike (BA), me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në Administrim Publik, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (MA), si dhe programi në gjuhën angleze Studime Evropiane dhe Administratë Publike (MA).

Në Departamentin e Shkencës Politike vepron një numër i konsiderueshëm i profesorëve dhe hulumtuesve, shumë nga të cilët janë formësuar në universitete prestigjioze perëndimore në Evropë e ShBA, të cilët përmes mësimdhënies dhe hulumtimeve të tyre kanë arritur ndërkombëtarizimin dhe rrjetëzimin e Departamentit të Shkencës Politike me shumë institucione në zë.

Studimi në Departamentin e Shkencës Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës është zgjedhja e parë për shumë studentë dhe ai është mjaft konkurrues. Programet studimore në Departamentin e Shkencës Politike ofrojnë shkathtësi me një gamë të gjerë si metodologjia shkencore, studime mbi sistemin politik dhe administrativ të vendit, mendimi politik, politikat krahasimore, politika ndërkombëtare, si dhe studime të avancuara evropiane.

 

Programi i studimit BA Shkencë Politike

Programi i studimit MA Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Programi i studimit MA Studime Evropiane dhe Administratë Publike

Join MA in Political Science - Integration and Governance

 

Orari i Konsultimeve me studentë

Adem Beha, e hënë 13:00 – 14:00, e premte 14:00 – 15:00

Afrim Hoti, e hënë 11:00 – 12:00; e enjte 10:00 – 12:00

Anton Vukpalaj, e martë 11:00  – 12:00; e mërkur 15:30 – 16:30

Arben Hajrullahu, e hënë 16:00 – 17:00; e martë 10:00 – 11:00

Ardian Kastrati, e enjte 14:00 – 15:00, e premte 11:00 – 12.00

Atdhe Hetemi, e martë 11:00  – 12:00; e enjte 11:00  – 12:00

Bardhok Bashota, e hënë 11:00 – 12:00; e mërkurë 10:00 – 11:00

Bekim Baliqi, e martë 10:30-11:30; e mërkur 9:30-10:30

Dorajet Imeri, e hënë 12:00 – 13:00; e enjte 12:00 – 13:00

Enver Hoxhaj, e mërkurë 9:30 – 10:30; e premte 9:30 – 10:30

Ibrahim Gashi, e martë 10:00 – 11:00; e mërkur 10:00 – 11:00

Jehona Lushaku, e hënë 12:00 – 13:00; e mërkure 16:00 – 17:00

Lirije Palushi, e enjte 13:00 – 14:00; e premte: 10:30 – 11:30

Mjellma Kadriu, e hënë: 17:30-18:30; e enjte 17:30-18:30

Mliha Brestovci, e martë 08:00 – 09:00; e enjte 12:00 – 13:00

Sejdi Rexhepi, e mërkurë 9:30 – 10:30; e premte 9:30 – 10:30

Zenun Halili, e martë 11:00 – 12:00; e enjte 11:00 – 12:00