Departamenti i Psikologjisë

Departamenti i Psikologjisë ka tashmë një traditë 20-vjeçare të përsosmërisë në mësimdhënie dhe hulumtime shkencore. Themeluar në vitin 2001, menjëherë pas luftës (1999), Departamenti i Psikologjisë ka kontribuar jashtëzakonisht në etablimin e profesionit të psikologut në Kosovë. Ofrimi i një planprogrami të studimeve BA dhe MA të krahasueshëm me ato të universiteteve evropiane, rritja e cilësisë së hulumtimit shkencor, pjesëmarrja në projekte ndërkombëtare, puna me institucione dhe komunitete të ndryshme në vend, përgjigjja në kohën e duhur ndaj sfidave të ndryshme me të cilat përballet shoqëria, e bëjnë Departamentin e Psikologjisë sot një nga degët më të respektuara jo vetëm nga Universiteti i Prishtinës.

Departamenti i Psikologjisë në kuadër të programeve të tij akademike ka mision avancimin e psikologjisë si shkencë dhe profesionit të psikologut përmes arsimimit cilësor të studentëve të këtij departamenti, rritjes së kërkimeve shkencore në fushën e psikologjisë, formimit të vlerave më të mira qytetare dhe profesionale tek studentët, si dhe zbatimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtarizimit.

Departamenti i Psikologjisë aktualisht ofron dy programe akademike. Programi BA ofron njohuri dhe aftësi të shëndosha për studentët në orientimin e tyre të mirë në fushën e psikologjisë, si dhe shkathtësi të buta për ta plotësuar profilin e tyre akademik dhe për përgatitje sa më të mirë për tregun e punës. Programi MA në Psikologji Shkollore dhe Këshillimi përgatit psikologë të rinj për të punuar në një mjedis shkollor, duke fituar ekspertizë dhe duke marrë aftësitë e nevojshme për t'i kuptuar dinamikat e ndryshme, kontekstin, problemet dhe duke u përpjekur të gjejnë zgjidhjet e duhura.

Studimi në Departamentin e Psikologjisë është zgjedhja e parë për shumicën dërrmuese të të rinjve, që duan të ndjekin studimet në këtë fushë studentë. Kjo dëshmohet me interesimin e lartë për programet akademike të ofruara. Ky interesim zakonisht është ndër më të lartit si në raport me programet e tjera të psikologjisë në vend dhe rajon, ashtu edhe me shumicën programe të tjera akademike.

 

Programi i studimit BA Psikologji

Programi i studimit MA Psikologji Shkollore dhe Këshillim

Programi i studemit MA Psikologji Klinike dhe Komuniteti

Buletini i Departamentit të Psikologjisë Vëllimi nr.1.Viti.2021

Bulletin English 2021