Këshilli i etikës

Fakulteti Filozofik, ashtu si Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, është i përkushtuar të sigurojë, që të gjitha hulumtimet dhe intervenimet e kryera nga stafi dhe studentët të jenë në përputhje me kornizat, detyrimet dhe standardet e duhura etike, ligjore dhe profesionale. Është e rëndësishme, që të gjithë studiuesit të marrin në konsideratë rrezikun e shkeljeve të mundshme të çdo procedure etike brenda projekteve kërkimore, duke u konsultuar me komisionin etik brenda fakulteteve përkatëse dhe duke siguruar, që nuk do të ndodhë asnjë dëm për pjesëmarrësit apo stafin e përfshirë në këto projekte.

Studimet që kërkojnë rishikim etik, mund të përfshijnë:

  • mbledhjen ose përdorimin e të dhënave që klasifikohen si të ndjeshme ose konfidenciale;
  • përdorimin e regjistrimeve audio/video ose fotografive për qëllime hulumtimi;
  • grupe të prekshme (vulnerable), që përfshirë fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara;
  • përdorimi i testeve ose ndërhyrjeve psikologjike;
  • çdo formë e rrezikut fizik, shqetësim, siklet, ankth, stres, lodhje për pjesëmarrësin;
  • çdo formë e efektit negativ në mirëqenien personale, shoqërore ose ekonomike tek pjesëmarrësit;
  • tema të ndjeshme sociale;
  • hulumtimi që ka të ngjarë të zbuloj veprimtari të paligjshme ose potencialisht të dëmshme.

Për të procesuar me kërkimin shkencor është e domosdoshme të ndiqen procedurat administrative të aprovimit nga Komisioni Etik për Hulumtime.

Procedurat përfshijnë plotësimin e formës zyrtare për hulumtim dhe dërgimin e saj tek komisioni në email adresën elektronike [email protected].

Pas aprovimit nga Komisioni dhe Dekanati i Fakultetit, hulumtuesi/ja ka të drejtë të vazhdojë me projektin kërkimor. Për çdo ndryshim në dizajnin e hulumtimit, që prek çështjet e lartcekura, hulumtuesi/ja duhet të njoftojë Komisionin Etike për Hulumtime.