Departamenti i Filozofisë
Departamenti i Filozofisë ofron arsimimin dhe edukimin e studentëve në fushën e filozofisë, duke zhvilluar dhe afirmuar teoritë dhe konceptet filozofike dhe duke promovuar studimin dhe hulumtimin në këtë fushë, zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativ mbi traditën filozofike dhe mbi çështjet më domethënëse për botën e sotme, zhvillimin e burimeve njerëzore për aplikimin e të arriturave teorike dhe filozofike në jetën praktike, krijimin e kapaciteteve profesionale dhe intelektuale, të afta të marrin përgjegjësi qytetare mbi proceset shoqërore politike, sociale, kulturore, arsimore, ambientale etj.
Departamenti i Filozofisë organizon studime të filozofisë me programe në nivelin Bachelor dhe Master. Këto programe studimore kanë qasje interpretuese, rekontruktuese dhe analizuese të drejtimeve e rrymave, pikëpamjeve, botëkuptimeve, koncepteve dhe problemeve filozofike me trajtim të tyre nga perspektiva kryesisht teorike, duke mos lënë anash zbatimin dhe ilustrimin e tyre në raste konkrete ose hipotetike.
Njëri nga qëllimet themelore të departamentit të Filozofisë është zhvillimi i kapaciteteve dhe shkathtësive të të menduarit kritik. Në funksion të këtij qëllimi Departamenti i Filozofisë ofron kurse hyrëse (BA) dhe të avancuara (MA) në disiplinat klasike të filozofisë dhe në çështjet që përfshijnë problematikën e shoqërive bashkëkore si logjika, metafizika, teoria e njohjes, etika, filozofia politike, filozofia e religjionit, filozofia e artit, e mediave, filozofia e të drejtave të njeriut, etj.
Për studentët, që përfundojnë studimet në Departamentin e Filozofisë, pritshmëritë janë, që:
a) të aftësohen të shtrojnë pyetje dhe të ngrisin çështje, të shkruajnë, të analizojnë dhe të mendojnë në mënyrë logjike e kritike dhe, po kështu, të marrin pjesë në projekte dhe në institucione të ndryshme, të zhvillojnё njohuri të thelluara nga logjika dhe filozofia teorike, me anë të të cilave do të përmirësojnë kompetencat e argumentimit, të artikulimit dhe kompetencën racionale të kritikës si dhe të ballafaqohen me pozicionet e ndryshme filozofike,
b) të marrin njohuri nga historia e filozofisë, me anë të të cilave arrihet një formim humanistik dhe aftësia për kuptimin, analizën dhe interpretimin e veprave filozofike dhe ballafaqimin me pikëpamjet dhe drejtimet filozofike.
c) të arrijnë njohuri të koncepteve dhe teorive edhe nga filozofia praktike, me anë të të cilave mund të arrijnë një kompetencë të problematizimit dhe shqyrtimit të çështjeve etike e morale, si dhe reflektimit për veten dhe të orientimit social-moral.
Programi i studimit BA Filozofi (2022 - 2027)
Programi i studimit BA Filozofi (2016 - 2021)
Programi i studimit MA Filozofi (akredituar 2021-2024)
- Call for Academic Staff: Prishtina International Summer University (PISU)
- Rihapet afati për regjistrimin e kërkesës për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve
- Njoftim për paraqitjen e provimit të diplomës afati i nëntori 2024
- Afati për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve