Instituti i Psikologjisë

Instituti i Psikologjisë i Fakultetit Filozofik shërben më së miri për ndërlidhjen e punës hulumtuese të profesoratit dhe studiuesve të psikologjisë me punën akademike. Kjo strukturë të veçantë hulumtuese dhe funksionale në kuadër të Departamentit të Psikologjisë krijon një marrëdhënie efikase, brenda fushës së psikologjisë, ku specifikat e profesionit trajtohen në baza ditore. Një aspekt thelbësor i funksionimit të Institutit të Psikologjisë është edhe ofrimi i hulumtuesve të rinj për të kanalizuar energjinë, idetë dhe ambiciet e tyre, në një mjedis unik dhe kompetitiv nga pikëvështrimi i ekspertizës. Një rol tjetër i Institutit të Psikologjisë është një zbatim në të ardhmen i një koncepti perëndimor të punës akademike. Po ashtu, Instituti i Psikologjisë vendoset në dispozicion të të gjithë aktorëve, që hulumtimin e kanë interes parësor shkencor, e kanë bazë për politika, apo për vendimmarrje të caktuar.

 

Qëllimet e Institutit të Psikologjisë janë:

  • Avancimi i hulumtimeve në fushën e psikologjisë;
  • Avancimi i infrastrukturës për punë hulumtuese – shkencore me qëllim ofrimin e shërbimeve në fushën e psikologjisë;
  • Avancimi i njohurive në fushën e psikologjisë me qëllim që të japë kontribut në zhvillimin e politikave publike në sfera të ndryshme për shoqërinë e Kosovës;
  • Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit me hulumtues dhe institucione hulumtuese – shkencore brenda dhe jashtë Kosovës;
  • Intensifikimi i bashkëpunimit me institucionet e shtetit, sektorin publik dhe atë privat për çështje të psikologjisë aplikative;
  • Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore brenda Departamentit të Psikologjisë dhe jashtë tij për veprimtari hulumtuese – shkencore në fushën e psikologjisë;
  • Promovimi e vlerave të psikologjisë si shkencë dhe profesion në Kosovë;
  • Promovimi i vendimmarrjes së bazuar në evidencë në Kosovë.