Mbahet Konferenca "The New Legitimacy of the Integration Process at EU after the war in Ukraine - Western Balkans Perspective"

13 Shkurt 2023
SHARE

Intervenimi rus në Ukrainë pashmangshëm sjell një dimension të ri gjeopolitik rajonal dhe global. Ky intervenim ka pasur impakt edhe në procesin e integrimit europian të shteteve të ndryshme, veçanërisht atyre të Ballkanin Perëndimor. Duke u nisur nga ky realitet dhe me fokus në këtë tematikë, në Fakultetin Filozofik u mbajt "The New Legitimacy of the Integration Process at EU after the war in Ukraine - Western Balkans Perspective". Kjo konferencë mblodhi studiues nga Kosova, Shqipëria, Romania, Turqia, Italia, Sllovenia, Hungaria, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe. Konferenca ishte paraparë si pjesë e Jean Monnet Network - LINKING TO EUROPE AT THE PERIPHERY dhe u mbështet nga ky projekt. Koordinator i këtij projekti për Universitetin e Prishtinës është Prof. Dr. Afrim Hoti.