TELEGRAM NGUSHËLLIMI

17 Janar 2023
SHARE

E nderuar familje e profesoreshës Edi Shukriu,

Me dhimbje të madhe morëm lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës Edi Shukriu.

Prof. Dr. Edi Shukriu ishte për të gjithë ne në Fakultetin Filozofik dhe Universitetin e Prishtinës mishërim i intelektuales, profesoreshës së përkushtuar dhe njeriut me standardet më të larta etike dhe profesionale.

Kontributi i Prof. Dr. Edi Shukriu në fushën e arkeologjisë është shumë domethënës kombëtarisht për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për Kosovën. Puna e saj shkencore në këtë fushë është pikë reference e pakapërcyeshme për të gjithë studiuesit vendas dhe të huaj. Po ashtu, përkushtimi i Prof. Dr. Edi Shukriut në arsimimin e gjeneratave të tëra ka bërë, që në fushën e arkeologjisë të kemi ekspertë dhe akademikë të nivelit të lartë.

Më lejoni, që në emër të Fakultetit Filozofik dhe në emrin tim personal t’ju shpreh juve ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta.

Po ashtu, u shpreh ngushëllime të gjithë të afërmve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të profesoreshës Edi.

Me pikëllim të thellë,

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli

Dekan i Fakultetit Filozofik