APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

01 Mars 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për angazhim të studentëve dhe të diplomuarve në punë praktike në zyrat e shërbimeve administrative të UP-së. Me anë të këtij konkursi, 160 të rinj do të angazhohen në punë praktike me pagesë dhe me orar fleksibil të punës. Angazhimi i studentëve dhe të diplomuarve në punë praktike u ofron të rinjve mundësinë e zbatimit në praktikë të aftësive teorike në fusha të ndryshme profesionale dhe administrative.

Lartësia e pagesës: 200 euro (bruto) në muaj;

Orari: Fleksibil – në koordinim me menaxherin e linjës;

Kohëzgjatja: Gjashtë muaj (dy grupe).

Fusha e angazhimit të praktikantit do të caktohet në varësi të profilit të studimeve të kandidatit, si dhe nevojave dhe mundësive të institucionit. Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me certifikatë.

Për informacionet e plota rreth aplikimit, konsultojeni konkursin e plotë, duke klikuar KËTU.

Afati për aplikim është i hapur deri më 8 mars 2023.