Njoftim

12 Janar 2024
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktoratës, vendimit nr. 4592/01 nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 02.11.2023, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së nr. 4/252, të datës 22.12.2023, kandidatit phd. Fidan Haliti i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 30.01.2024 (e martë) në ora 11.00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik kandidati phd. Fidan Haliti, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: Ndikimi i terrorizmit në qasjet mbi sigurinë ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë – rast studimi NATO-ja mentor: Prof. Dr. Ibrahim Gashi dhe bashkë-mentor: Prof. Dr. Afrim Hoti, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Asoc.Dr. Zenun Halili,    (kryetar)       Fakulteti Filozofik
2. Prof.Dr. Bujar Dugolli,            (anëtar)        Fakulteti Filozofik
                                                              3. Prof.Dr. Abdullah Azizi, (anëtar i jashtëm), Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës