HAPJA E AFATIT TË SEMS PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT VEROR 2020/21

15 Shkurt 2021
SHARE

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studeimeve në Universitetin e Prishtinës, se në përputhje me Vendimin e Qeversisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12.2.2021, nga data 15.02.2021, ora 13.00 deri më datën 19.02.2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA; MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.

Ne baze te vendimit te qeverise Nr.02/64 te dates: 12.02.2021 lirohet nga pagesa e semestrit te gjithe studentet e nivelit bacelor. Me kete rast ne SEMS ju eshte regjistruar semestri II, IV, dhe VI ne menyre automatike per studentet qe kane pasur te regjistruar semestrin I, III, dhe V per vitin akademik 2020/21.


"Lirohen plotésisht (100%) nga pagesa e tarifës së shkollimit për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020-2021 studentët e nivelit BAÇELOR në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës," (studetet master lirohen 50% nga pagesa e tarifes per regnistrim semestrit veror 2020-21)

Sqarim: Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar këtë semestër do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe do të mbeten në fuqi.

Regjistrimi i SEMESTRIT VEROR 2020/21

Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë të datës 12.2.2021.

Vendimi: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/BBF89F02-180B-4689-A9ED-1FAC45864064.pdf