NJOFTIM

30 Mars 2022
SHARE

Prof. Asoc. Dr. Dashami Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, po merr pjesë në cilësinë e Koordinatorit për Universitetin e Prishtinës në takimin e radhës së QUADIC, i cili po zhvillohet këto ditë në Universitetin Teknik të Sofjes. Tema e takimit është ‘Si të ndërtohen Rrjetet Bashkëpunuese Rajonale’. Në takim partnerët në konsorcium do të punojnë në disa aspekte të ndërkombëtarizimit dhe të menaxhimit të projekteve, duke përfshirë redaktimin e Memorandumeve të Mirëkuptimit, shembuj të marrëveshjeve të bashkëpunimit në krijimin e rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit, shfrytëzimin e mjeteve teknologjike dixhitale në mësimdhënie, etj. Në takim po ashtu parashihen të diskutohen aspekte të mbarëvajtjes dhe menaxhimit të projektit QUADIC, duke planifikuar një numër aktivitetesh të parapara në projekt. Universiteti i Prishtinës përfaqësohet në këtë takim të radhës edhe nga Prof. Hazir Haziri, Dekan i Fakultetit të Arteve.