Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës- edicioni i vitit 2022

17 Maj 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës tradicionalisht organizon çdo vit Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, i cili përbën projektin më të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e UP-së. Ky projekt me traditë disavjeçare realizohet në bashkëpunimin me universitetet partnere dhe jo vetëm. Universiteti i Prishtinës tashmë ka filluar përgatitjet për realizimin e edicionit të XXI-të, i cili fillon më 11 korrik 2022 dhe zgjat deri më 22 korrik  2022. 

 

Edicioni i XXI-të i do të ofrojë trembëdhjetë kurse të ligjëruara në gjuhën angleze që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit. Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata sipas Sistemit Evropian për Transferimin e Kredive (ECTS). Përveç kësaj, studentëve dhe personelit do t'u ofrohet një program rekreativ, duke përfshirë ekskursione dhe ngjarje të ndryshme nga jeta kulturore. Informatat për forumet dhe ngjarjet do të publikohen gjerësisht në Universitetin e Prishtinës gjatë kurseve verore. Siç është përcaktuar edhe në vetë programin tradicional, programi i këtij viti sjell së bashku gjithashtu profesorët dhe ligjëruesit rajonalë dhe ndërkombëtarë për një periudhë prej dy javësh dhe u mundëson studentëve lokalë dhe ndërkombëtarë të mësojnë dhe ndajnë përvojat e tyre. 

 

Afati i aplikimit të studentëve me kurse për edicionin e XXI-të zgjat deri më 30 maj 2022 dhe pjesëmarrja është falas. Studentët mund të informohen më shumë rreth procesit të aplikimit në këtë link: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,1635 , ndërsa aplikimi online mund të bëhet në këtë link: https://unvp.uni-pr.edu/