Departamenti i Punës Sociale

17 Maj 2022
SHARE

Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” realizoi një vizitë në Departamentin e Punës dhe Politikave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, i pranishëm në ngjarje, përshëndeti takimin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve mes dy departamenteve dhe ndarjen e praktikave për avancimin e fushës së punës sociale.

Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku, Shefe e Departamentit të Punës Sociale në UP, nënvizoi rëndësinë e fuqizimit dhe avancimit të studentëve, si dhe ofrimin e mundësive për ndjekjen të programeve master të studimeve. Të pranishëm nga Departamenti i Punës Sociale ishin dhe Ass. MA Avdyl Gashi dhe Ass. MA Rita Selimi.

Departamenti i Punës Sociale i UP-së shpreh falënderimet veçanërisht për Prof. Dr. Edmond Dragotin dhe Prof. Asoc. Dr. Eliona Kulluri, Shefe e Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale, si dhe kordinatorët e programeve master për mikpritjen dhe diskutimet produktive, duke iu përgjigjur interesimit të studentëve rreth programeve të studimeve master në Punë Sociale në Universitetin e Tiranës.

• Dr. Monika Taçi - Koordinatore MSH "Pune Sociale" me 3 drejtime/profile (klinik, organizim komunitar, politike sociale)

• Prof. Asoc. Dr. Artur Rada - Koordinator MSH "Administrim i Shërbimeve Sociale”

• Prof. Asoc. Dr. Izela Tahsini - Koordinatore MSH “Çështje të Fëmijës dhe Familjes”

• Prof. Asoc. Daniela Kalaja - Koordinatore MSH Diversiteti, Mundësitë e Barabarta dhe Përfshirja Sociale”

• Prof. Asoc. Dr. Irida Agolli - Koordinatore MSH “Komunikim për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes”

• Prof. Asoc. Dr. Marinela Sota - Koordinatore MSH “Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale”

• Dr. Miranda Spahiu - Koordinatore Master Profsional “Punë Sociale e Avancuar” me 2 drejtime (Shëndetësi dhe Arsim)

• Prof. Asoc. Dr. Elona Dhembo - Koordinatore MP "Analizë e Politikave Sociale”

Departamenti Punë Sociale i gëzohet bashkëpunimeve të tilla!

Po ashtu, mirënjohje shkon edhe për të gjithë studentët për studentët për kontributin e dhënë.