Njoftim

16 Qershor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1362/03, nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 07.04.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 1/224, të dates 02.06.2022, kandidatit Phd.MA Dardan Lajçi i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 24.06.2022 , në ora 15.30, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik MA Dardan Lajçi, kandidat për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Trashëgimia socio-kulturore dhe vlerat identitare të rajonit të Rugovës” mentor: Prof.Dr. Ibrahim Berisha, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr.akademik  Anton Berishaj (kryetar) – Fakulteti Filozofik UP
2. Prof.Asoc.Dr. Fadil Maloku (anëtar) - Fakulteti Filozofik UP
3. Prof.Dr. Ali Pajaziti (anëtar i jashtëm) – Universiteti i Evropes Juglindore, Maqedoni e Veriut

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës