Fakulteti Filozofik shpall datat relevante të provimeve të afatit të rregullt të shtatorit 2022:
- Paraqitja e provimeve: 22 gusht - 4 shtator 2022
- Afati i shpalljes së orarit të provimeve: 2 shtator 2022, në orën 12:00
- Mbajtja e provimeve: 5 - 24 shtator 2022
- Provimi i diplomës: 29 shtator 2022
- Afati i fundit për vendosjen e notave në SEMS: 5 tetor 2022
SEMS-i nuk do të hapet më për paraqitje provimesh pas mbylljes së afatit përkatës
Pas caktimit të datës së provimit, e njëjta nuk mund të ndryshohet në asnjë rrethanë, përveçse me leje me shkrim nga dekanati
Stafi akademik është i detyruar të caktojë orar dhe të mbajë konsultime para apo brenda 72 orëve pas shpalljes së rezultateve të provimit