THIRRJE PËR APLIKIM – PRAKTIKË ME PAGESË (vazhdim i periudhës së aplikimit)

29 Gusht 2022
SHARE

THIRRJE PËR APLIKIM – PRAKTIKË ME PAGESË (vazhdim i periudhës së aplikimit)


 

UNDP / UNV dhe Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, do të bashkëpunojnë në zbatimin e aktivitetit "Bashkë-dizajnim në reduktimin e ndotjes së ajrit’’, që është pjesë e projektit të përbashkët të UNDP/UNV dhe WHO “Healthier Kosovo 2”.

 

Tituli: UN Vullnetar i Komunitetit për bashkë-dizajnim kundër ndotjes së ajrit

Numri i pozitave të hapura: 13

Vendndodhja: Prishtinë

Kohëzgjatja e angazhimit: 9 muaj

 

UN Vullnetari i Komunitetit do të angazhohet në aktivitete inovative, të cilat do të implementohen në nivel të komunitetit, ku ata do të sigurojnë kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe ndërgjegjësim në lidhje me ndotje  të brendshme/jashtme të ajrit.

Kriteret:

·        Student i vitit të fundit në nivelin Bachelor apo student i nivelit Master në degën e psikologjisë, sociologjisë, filozofisë apo punës sociale; 

·        Njohuri bazike mbi metodat e hulumtimit dhe përvojës ne mbledhjen e të dhënave në terren;

·        Aftësi të mira komunikimi;

·        Njohuri themelore i aplikacioneve Office të kompjuterit;

·        Shërbimi vullnetar dhe përvoja në angazhimin në komunitet konsiderohen një përparësi;

·        Zotërimi i mirë i gjuhës së punës në komunën përkatëse.

 

Orari i punës: Gjysmë-orari: (2.5 ditë /javë).

Benefitet:

•       Kompensimi për punë vullnetare, që mbulon shpenzimet e jetesës;

•       Sigurimi shëndetësor për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës;

•       Mundësi për trajnime;

•       Pushim vjetor.

 

Afati i fundit për aplikim ështa data 12 Shtator.

*Për t’u informuar më shumë rreth procesit të aplikimit, ju lutem të shkarkoni dokumentin e bashkëngjitur në thirrje.

Shpallja l UN Community Volunteers VA Shqip vazdhimi