Njoftim

09 Dhjetor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI FILOZOFIK


Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit
3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 3914/01 nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit
Filozofik, të datës 27.10.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së nr. 5/64, të datës 08.12.2022,
kandidatit phd. Artan Krasniqi i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:


N J O F T I M


Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 13.12.2022 në ora 14:30, në sallën 127 të
Fakultetit Filozofik kandidati phd. Artan Krasniqi, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull:
”Transformimet e modeleve të komunikimit në shoqërinë shqiptare të Kosovës (Studim sociologjik)”
mentor: Prof.Asoc.Dr. Ibrahim Berisha, para komisionit profesional në përbërje:

1. Prof.akad.Dr. Anton Berishaj (kryetar) Fakulteti Filozofik
2. Prof.Ass.Dr. Gëzim Selaci (anëtar) Fakulteti Filozofik
3. Prof.Dr. Ali Pajaziti (anëtar i jashtëm) Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni

Zyra e studimeve të Doktoratës