Listat preliminare të studentëve me të drejtë vote në Universitetin e Prishtinës

15 Mars 2024
SHARE

Zgjedhjet Studentore 2024

Të gjithë studentët të cilët nuk janë të përfshira në listat preliminare me të drejtë vote, mund të ushtrojnë ankesë në KQZ UP, nga data 18.03.2024 deri me datë 19.03.2024, në orën 16:00. Ankesat dërgohen në e-mailin zyrtar të KQZ UP-së: [email protected].

Sqarim për listat përfundimtare të studentëve me të drejtë vote

Të gjithë studentët të cilët janë në listat përfundimtare me të drejtë vote, që do të shpallen më 21.03.2024 dhe për shkaqe të ndryshme kanë probleme me SEMS-in e tyre apo me e-mailat zyrtar të tyre (user apo pasword), në mënyrë që t’i mundësohet ushtrimi i të drejtës së votës përmes votimit elektronik, duhet që këtë problem ta adresojnë nga 22.03.2024 deri me 23.03.2024, në orën 16:00, në e-mailin: [email protected], në mënyrë që të bëhet rregullimi i çfarëdo problemi.  Pas datës 23.03.2024, ora 16:00, nuk do të pranohen kërkesat e kësaj natyre.

Sqarim shtesë: Studentët të cilët janë në listat përfundimtare me të drejtë vote, e të cilët diplomojnë dhe të njëjtëve u mbyllet dosja në SEMS, sistemi elektronik i votimit nuk do t’u lejojë qasje për të ushtruar të drejtën e votës, pasiqë konsiderohen të diplomuar.

Listat e studentëve me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2024

 

Me respekt,

KQZ UP