DEKLARATË

22 Mars 2022
SHARE

Duke iu referuar diskutimeve institucionale dhe publike lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës

Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Punës Sociale dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, duke qenë të përkushtuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për promovimin e shkencës dhe përdorimin e provave shkencore në mbështetje të informimit të drejtë, avancimit të njohurive dhe formimit të vlerave të mira qytetare deklarojmë se:

Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor. Asociacioni Amerikan i Psikologëve e ka larguar homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendore që nga viti 1973 (Conger, 1975). 

Nga ana tjetër, provat shkencore dëshmojnë, se paragjykimet, stigma sociale, diskriminimi dhe dhuna e nxitur nga homofobia dhe transfobia ndikojnë në mirëqenien psikologjike, fizike, sociale, ekonomike të personave LGBTIQ+ (shembull: Badgett, 2001, Cochran dhe të tjerët, 2003).

Inkurajojmë ligjëvënësit dhe hartuesit e politikave nacionale të mbështesin zhvillimin e bazës ligjore dhe politikave publike, që janë në harmoni me të drejtat e njeriut, japin mundësi të barabarta dhe promovojnë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, shprehim gatishmërinë që të mbështesim procese të shqyrtimit të përshtatshmërisë së bazës ligjore dhe të politikave për parandalimin e urrejtjes, paragjykimeve dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ dhe grupeve tjera të margjinalizuara në shoqëri.

Badgett, M. V. L. (2001). Money, myths, and change: The economic lives of lesbians and gay men. Chicago, IL: University of Chicago Press

Conger, J. J. (1975). Proceedings of the American Psychological Association, Incorporated, for the year 1974: Minutes of the annual meeting of the Council of Representatives. American Psychologist, 30, 620–651. doi:10.1037/h0078455

Cochran, S. D., Sullivan, J. G., & Mays, V. M. (2003). Prevalence of mental disorders, psychological distress, and mental health service use among lesbian, gay, and bisexual adults in the United States. Journal of Consulting and Clinical Psychology, 71, 53–61. doi:10.1037/0022-006X.71.1.53