Prof. Dr.  Bekim  Baliqi

Prof. Dr. Bekim Baliqi

Dekan

Nr.kontaktues:

+38338224783

Prof.Dr.Bekim BALIQI ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Vjenës ku edhe ka doktoruar me gradën summa cum laude. Është profesor i rregullt në Departamentin e Shkencave Politike i angazhuar që nga viti 2009 ku ka qenë edhe shef i departamentit gjatë viteve 2010-12. Është autor i librave ‘Politika Publike dhe Qeverisja’, 2021 dhe botimi i parë 2017; bashkë-editor ‘Perspectives of a Multiethnic Society in Kosovo’, 2015; ‘Analiza e Politikave Publike’, 2011, ‘State-Building durch Vereinten Nationen’, 2009. Sikurse edhe kontribuues në shumë kapituj librash dhe artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume të shumta dhe projekte të ndryshme shkencore. Gjithashtu ka qenë i angazhuar si trajner në projekte të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Listën e publikimeve mund te gjeni në linkun më poshtë.

 orcid.org/0000-0001-9010-4601

CV