Njoftim për mbajtjen e provimit pranues për studentët e vitit të parë Baçelor

01 Shtator 2021
SHARE

Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021/22 në studimet Baçelor në Fakultetin Filozofik.

Për të shikuar orën dhe sallën e mbajtjes se provimit pranues kliko në linqet e mëposhtme :

Data e provimit: 02/09/2021, Ora e provimit: 9:00

Lista e kandidatëve

Programi Psikologji

Data e provimit: 02/09/2021, Ora e provimit: 11:00

Lista e kandidatëve

 

Programi Histori

Programi Filozofi

Programi Shkenca Politike

Programi Sociologji

Programi Punë Sociale

Programi Antropologji Kulturore

Programi Arkeologji

 

Njoftohen të gjithë kandidatët, të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Filozofik, se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet, që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Filozofik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

1. Të mbajnë maskën;
2. Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M;
3. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Filozofik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Filozofik, menjëherë të vendosen në sallat, ku do të zhvillojnë provimin pranues;
4. Të mbajnë higjienën personale;
5. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
6. Të posedojnë dëshminë e aplikimit në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022;
7. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).