Seminar: Alfabeti shqip dhe identiteti kombëtar

14 Nëntor 2024
SHARE

Departamenti i Historisë pranë Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Fakultetin e Shkencave Sociale nga Universiteti i Shkodrës dhe Institutin Albanologjik në Prishtinë, me datë 18 nëntor 2024, me fillim nga ora 11:00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik, do të organizojnë seminarin me titull: “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”. Ky seminar organizohet në nderim të përvjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në të njejtën kohë në vazhën e aktiviteteve për 80 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Ju mirëpresim!