Dita Botërore e Filozofisë – Konferenca e XV Ndërkombëtare: “Kanti në 300: Rishqyrtimi i themeleve të filozofisë moderne dhe iluminizmit”
Nesër, më 21.11.2024 (e enjte) shënohet Dita Botërore e Filozofisë dhe me këtë rast organizohet Konferenca e XV Ndërkombëtare, këtë vit e titulluar “Kanti në 300: RIshqyrtimi i themeleve të filozofisë moderne dhe iluminizmit”.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë panelistë vendorë dhe të huaj dhe do të trajtohen fusha të ndryshme të filozofisë të ndikuara nga filozofi gjerman, Immanuel Kant. Ky event shënon mbylljen e “Vitit të Kantit”, të shpallur nga Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës për të shënuar 300 vjetorin e lindjes së Kantit.
Konferenca mbahet në ambientet e Fakultetit Filozofik, Kati 1, Salla 101, me fillim nga ora 10:00. Ju mirëpresim.