Profesori i historisë në Fakultetin Filozofik, Dr. Muhamet Mala zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Fakultetit Filozofik përgëzon profesorin Mala për këtë njohje të merituar të punës së palodhshme akademike të tij përgjatë tri dekadave në Universitetin e Prishtinës, me të cilën Fakulteti Filozofik është krenar dhe falënderues.