Ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim të hapur mbi raportin “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë – prirjet, sfidat dhe kundërmasat" me autore Adelina Hasanin, i publikuar nga Sbunker.
Diskutimi do të fokusohet në analizën e prirjeve dhe tendencave të ekstremizmit të djathtë në Kosovë, si dhe masat e kundërveprimit të propozuara nga autorja.
Të ftuar:
Adelina Hasani, PhD – Hulumtuese dhe Autore
Alban Bokshi - Redaktor dhe menaxher i projektit, Sbunker
Udhëhiqet nga Agnesa Haxhiu, Departamenti i Sociologjisë, UP.
Diskutimi do të mbahet më:
26 mars 2025
Ora 13:30
Salla #127 e Këshillit të Fakultetit Filozofik
Ky aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me Sbunker në kuadër të projektit të tyre "Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë", i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.