Fakulteti Filozofik ka themeluar Trupën këshillëdhënëse, duke përforcuar lidhjet e forta ndërmjet sferës akademike dhe tregut të punës, respektivisht institucioneve, organizatave joqeveritare (OJQ) dhe entiteteve të tjera përkatëse në fushën sociale.
Kjo strukturë mundëson bashkëpunimin e njësisë akademike me tregun e punës, duke kontribuar kësisoj në ofrimin e programeve studimore inovative, si dhe mundësi të ndryshme profesionale për studentët tanë.
Fakulteti Filozofik është i përkushtuar për të nxitur një mjedis arsimor dinamik që përputhet me nevojat e tregut, duke u përpjekur vazhdimisht për të kapërcyer hendekun midis akademisë dhe aplikimit praktik, duke siguruar që të diplomuarit të jenë të pajisur profesionalisht për tregun e punës.