Lansohet raporti "Vlerësimi i nevojave profesionale të psikologëve shkollorë të Kosovës"

22 Nëntor 2023
SHARE

Lansimi i raportit u bë më 21 nëntor 2023 në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ky raport, i cili trajton nevojat profesionale dhe sfidat me të cilat përballen psikologët shkollorë në Kosovë, është rezultat i një bashkëpunimi midis Shoqatës së Psikologëve Shkollorë të Kosovës, Departamentit të Psikologjisë dhe Institutit të Psikologjisë. Dokumenti përqendrohet në mungesën e kushteve të duhura për punën psikologëve shkollorë, si dhe nevojën për trajnime dhe mbështetje më të thellë profesionale. Gjithashtu, raporti përmban rekomandime të detajuara për përmirësimin e situatës aktuale, bazuar në një studim të gjerë eksplorues. Për më shumë informacion dhe për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu.