Më 29 dhjetor 2023 u botua versioni në gjuhën angleze i numrit të parë të revistës
antropologjike Kosova Anthropologica, e cila është një botim i Departamentit të
Antropologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan
Prishtina”. Versioni në gjuhën shqipe dhe versioni i shtypur (në të dy gjuhët)
pritet të dalin muajt e ardhshëm. Revista i nënshtrohet procesit “double blind peer-review” dhe ka redaksi me përbërje nga stafi i Departamentit dhe studiues ndërkombëtarë.
Qëllimi i revistës Kosova Anthropologica është avancimi dijes antropologjike
për Kosovën dhe rajonin, në gjuhën shqipe dhe angleze. Revista shërben
si forum i hapur për studiues, kryesisht të fushës së antropologjisë
kulturore/sociale, arkeologjisë dhe antropologjisë gjuhësore. I drejtohet
audiencës shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuar në studimin
antropologjik të kulturës, shoqërisë dhe realiteteve jetësore, me fokus në
Kosovë dhe rajon.
Kosova Antropologica është e hapur për kontributet e studiuesve të interesuar
për të botuar në fushat/temat e mësipërme dhe përfshin studime të fokusuara në
analizë antropologjike të orientuara nga gjetjet empirike të temave specifike.
Revista mund të lexohet këtu!