Fakulteti Filozofik mbajti Mbledhje komemorative për Prof. Dr. Kadri Metaj

08 Shkurt 2024
SHARE

Sot, në Fakultetin Filozofik, u mbajt mbledhja komemorative në nder të Prof. Dr. Kadri Metaj, profesor shumëvjeçar në Departamentin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Në mbledhjen komemorative morën pjesë znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Prof. Dr. Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Ass. Dr. Valon Leci, Shef i Departamentit të Filozofisë, Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Kosovës, Prof. Dr. Ibish Kadriu, Dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, si dhe familjarë, kolegë, studentë, bashkëpunëtorë dhe miq të profesorit Metaj. 

Folësit nxorrën në pah kontributet e profesor Kadri Metajt në fushën e filozofisë dhe arsimimit të gjeneratave të shumta për mbi 4 dekada, për profilin e tij intelektual, vlerësuan pjesëmarrjen e tij në jetën shoqërore, si dhe evokuan në fjalën e tyre kujtime të punës me profesor Kadri Metaj. Në emër të familjes, Prof. Ass. Dr. Albulena Metaj - Macula, vajza e të ndjerit, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlerësimin ndaj profesorit Kadri Metaj.