Informata të përgjithshme:
Ministria e Punëve të Brendshme ofron mundësi të angazhimit në praktikë profesionale pa pagesë për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me qëllim të zbatimit në praktikë të aftësive teorike në fusha të ndryshme profesionale e administrative.
Për këtë qëllim, MBP ofron mundësi angazhimi të gjashtëqind (600) studentëve të UP-së përgjatë një (1) viti, nën kushtet dhe kriteret si në vijim:
Orari: Fleksibil, në koordinimin me menaxherin e linjës;
Numri i studentëve: Gjashtëqind (600) studentë, respektivisht njëqind e pesëdhjetë (150) studentë në secilin grup, prej të cilëve:
- Njëqind (100) studentë të Fakultetit Juridik;
- Tridhjetë (30) studentë të Fakultetit Ekonomik;
- Dhjetë (10) studentë të programeve të profilit të shkencave kompjuterike (Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike); dhe
- Dhjetë (10) studentë të fakulteteve të tjera sipas interseimit të studentëve.
Kohëzgjatja: Dymbëdhjetë (12) muaj, respektivisht tre (3) muaj për secilin grup.
Fusha e realizimit të praktikës profesionale: Studentët do ta kryejnë praktikën profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe/ose ndonjërën prej agjencive të saj, në fushat: siguri, administratë publike, trajnime në fushën e adminsitratës, edukim dhe trajnime në fushën e sigurisë, menaxhimit të emergjencave – zjarrfikjes dhe shpëtimit, etj., varësisht profilit të studimeve të kandidatit, nevojave dhe mundësive që ka MPB.
Në fund të periudhës së angazhimit: Ministria e Punëve të Brendshme bënë vleresimin e punës së praktikantëve dhe mbështetur në këtë vlerësim, i pajisë studentët me certifikatë për përfundimin me sukses të punës praktike profesionale.
Kriteret për përzgjedhje:
- Përzgjedhja e studentëve për punë praktike profesionale do të bëhet duke marrë parasysh lartësinë e notës mesatare dhe vitin e studimeve të studentit.
- Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin së paku vitin e tretë të studimeve themelore – baçelor ose t’i kenë të regjistruara studimet e nivelit master.
- Përzgjedhja e studentëve do të bëhet nga një komision i përbashkët ad hoc i emëruar nga MPB, në përbërje të anëtarëve nga të dy partnerët.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesa;
- Vërtetimi për statusin e studentit;
- Pasqyra e notave: dhe
- CV-ja me të dhënat e kandidatit.
Afati për aplikim: Prej 20.2.2024 deri më 27.2.2024, në orën 16:00.
Kandidatët e interesuar që të jenë pjesë e këtij programi të praktikës profesionale, kërkesën për aplikim duhet ta dorëzojnë në Zyrën e Arkivit Qendror, nr. 18, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rr. “Xhorxh Bush”, nr. 35, 10 000Prishtinë, Republika e Kosovës.
Suksese!
Njoftim për angazhimin e studentëve në punë praktike profesionale