SESION INFORMUES NGA YOUNG CELL SCHEME

14 Mars 2024
SHARE

Të nderuar student dhe ju të diplomuar,

Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Young Cell Scheme - Skema e qelizave të reja Raundi XIII-XIV-XV, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga Konsorciumi Universiteti Aristotel në Selanik dhe INSP, do të organizojë një session ifnromues për studentët e vitit të tretë të studimeve në shkallën BA dhe të diplomuarit e të gjitha Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët, të përfitojnë më shumë njohuri rreth programit te bursave per studime master me financim të plotë, në fusha të ndryshme në ndonjë universitet në shtetet e Bashkimit Evropian.


Sesion Informativ për bursa master; ( Datë: 20 Mars 2024 / Ora: 11:15)

Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/19AvQN1rMd2D_E0GAIrtb72KpfOUl56UyTHeJz8D90_k/viewform?edit_requested=true

Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës “ Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosovë

Panelist: 

Prof. Nikolaos Panagiotou, Yong Cell Scheme

Z. Nick Kyfonidis, Young Cell Scheme

***

Ejani të kuptoni në praktikë menyrën e aplikimit në Young Cell Scheme.


Ju mirëpresim!