Njoftim

07 Qershor 2024
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

 

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1380/01 nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 02.05.2024, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së nr. 1/831  , të datës 07.06.2024, kandidates phd. Jorina Verli i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 13.06.2024 (e enjte) në ora 10.00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik kandidatja phd. Jorina Verli bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: “Marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë në vitet 1925-1936” mentor: Prof.Asoc.Dr. Ethem Çeku, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr. Bujar Dugolli,           (kryetar)                Fakulteti Filozofik
2. Prof.Dr. Ibrahim Gashi,          (anëtar)                 Fakulteti Filozofik
                                                                3. Prof.Dr. Fehari Ramadani,(anëtar i jashtëm),      USHT, Fakulteti Filozofik - Tetovë, Maqedoni e Veriut

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës