I - Janë aprovuar raportet e komisioneve vlerësuese për publikim në Buletin, lidhur me konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, konkretisht në Fakultetin Filozofik, konkursi nr. 1/331 dt. 31.05.2023, si në vijim:
- Një asistent për lëndët: Psikologji zhvillimore I (O), Çrregullimet psikologjike te fëmijët dhe adoleshentët (O), Psikologji zhvillimore II (O), Intervenimet kognitivo bihejviorale (O), Psikologji klinike (O), Intervenimet në komunitet (O), Parimet e psikoterapisë dhe këshillimit me fëmijët dhe adoleshentët (O), (pozita nr. 1 në konkurs).
- Një mësimdhënës për lëndët: Histori botërore moderne I (O), Histori ekonomike e Ballkanit XIX - XX (O), Histori botërore moderne II (O), Shqiptarët nën administrimin e Perandorisë Osmane 1800-1912 (O), (pozita nr. 4 në konkurs).
- Një mësimdhënës për lëndët: Shkrim akademik dhe mendim kritik (O), Metodat kualitative dhe kuantitative në shkencën politike (O), Globalizimi dhe integrimet rajonale (Z), Modelet e demokracisë (O), Administratë publike krahasuese (O), Qeverisja Elektronike (O), (pozita nr. 7 në konkurs).
II - Raportet janë publikuar në buletin në web faqe të Universitetit të Prishtinës.
III - Palët e interesuara lidhur me raportet e publikuara në buletin, kanë të drejtë ankese deri me 31.12.2024, në Zyrën e Aktivit të Fakultetit Filozofik.
Fakulteti Filozofik