Njoftim për studentët absolventë lidhur me afatin e marsit dhe majit 2025 në Fakultetin Filozofik

11 Mars 2025
SHARE

I -  Njoftohen të gjithë studentët absolventë të nivelit të studimeve baçelor, se nga
data 11.03.2025 deri me 16.03.2025, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për
paraqitje të provimeve në afatin e marsit të vitit akademik 2024/2025, ndërsa nga
data 05.05.2025 deri me 15.05.2025 do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të
provimeve në afatin e majit të vitit akademik 2024/2025.
II - Afati i marsit dhe majit është afat plotësues, andaj në këto afate studentët
absolventë kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga një provim të vitit të fundit të
studimeve.
III – Në afatin e marsit dhe të majit mbajtja e provimeve do organizohet në javën e
tretë të muajit mars përkatësisht maj, sipas datave së përcaktuar nga bartësit e
lëndëve.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur 10 ditë nga data e fundit
e mbajtjes së provimit.
V - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror
dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin
akademik 2024/2025.

Dekanati i Fakultetit Filozofik