Mirë se vini në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës!

05 Maj 2025
SHARE

Të dashur maturantë,

Nëse jeni në kërkim të një arsimi cilësor, përvoje të pasur akademike dhe mundësive për zhvillim profesional dhe personal – Fakulteti Filozofik është vendi i duhur për ju.

Çfarë ofrojmë?

Gjatë studimeve themelore (Bachelor - BA) që zgjasin tri vite, Fakulteti Filozofik ofron:

  • Programe moderne dhe të akredituara studimore
  • Mundësi për praktikë profesionale
  • Shkëmbime me universitete partnere europiane
  • Ambient dinamik studentor në zemër të Prishtinës
  • Jetë studentore aktive në kampusin qendror të UP-së

Akademikët tanë

Stafi akademik është i kualifikuar dhe me përvojë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimeve shkencore. Ne jemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë një arsimim bashkëkohor dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit tuaj akademik.

Programet e Studimit

Fakulteti Filozofik ofron shtatë programe studimore në nivelin BA, në këto departamente:

Zgjidh drejtimin tënd!

Për të kuptuar më shumë rreth secilit program, ju ftojmë të vizitoni faqet përkatëse të departamenteve. Aty do të gjeni informacione të detajuara për planprogramet, aktivitetet jashtëkurrikulare dhe mundësitë që ofrohen për secilin drejtim.

Fakulteti Filozofik ju mirëpret!

Zgjidhni të ardhmen tuaj! Zgjidhni Fakultetin Filozofik!