Në shenjë vlerësimi, Fakulteti ndau mirënjohje postume për Prof. Fehmi Aganin dhe Prof. Ukshin Hotin, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm akademik, angazhimin intelektual dhe rolin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Fakultetit dhe të mendimit shoqëror në vend.
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës u përkul me nderim ndaj trashëgimisë së tyre, në kuadër të ceremonisë së 65-vjetorit të themelimit.




