Procedurat e dorëzimit dhe pranimit të dokumentacionit sipas Konkursit nr. 4/590 dt. 22/12.2025, për emërimin e personelit akademik në njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Filozofik si në vijim:
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm online përmes vegëzës zyrtare https://stafiakademik.uni-pr.edu dhe fizikisht në Zyrën për arkiv dhe protokoll në Fakultetin Filozofik.
- Dokumentacioni i dorëzuar online do të verifikohet nga zyrtari për mësim.
- Para protokollimit të dokumentacionit fizik në Zyrën për arkiv dhe protokoll, kandidatët të paraqiten në Zyrën për mësim tek zyrtari për mësim për verifikim dokumentacioni dhe konfirmim të përputhjes në mes të dokumentacionit të dorëzuar onilne dhe atij fizikisht.
- Kërkesa për aplikim së bashku me listën e verifikimit dorëzohen para së të mbyllet dosja e aplikimit për protokoll në Zyrën për arkiv dhe protokoll në Fakultetin Filozofik. Kërkesa për aplikim e protokolluar së bashku me listën e verifikimit të nënshkruar nga zyrtari për mësim futen në zarf i cili mbyllet dhe dorëzohen në Zyrën për arkiv dhe protokoll.
- Verifikimi dhe përputhshmëria e dokumentacionit të dërguar online dhe dokumentacionit fizik behet përmes formularit të cilin e gjeni të publikuar në web faqe të Fakultetit, i cili nënshkruhet nga zyrtari për mësim.
- Afati i aplikimit është paraqitur në konkurs, formati i kërkesës së aplikimit është individuale.
Fakulteti Filozofik