Njoftim

09 Janar 2026
SHARE

(për anulim të konkursit nr. 4/590 dt. 22.12.2025, dhe mënyrën e aplikimit në konkursin nr. 28 dt. 08.01.2026)

I. Njoftohet të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe palët e interesuara së është anuluar konkursi nr. 4/590 dt. 22.12.2025, me vendim të Senatit të Universitetit të Prishtinës, arsyet e anulimit i gjeni në vendimin nr. 27 dt. 08.01.2026, të publikuar në web faqe të Fakultetit Filozofik.

II. Kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin e anuluar, në rast se kanë përsëri  interesim për aplikim, obligohen të aplikojnë përsëri për pozitat e shpallura në konkursin nr. 28 dt. 08.01.2026.

III. Kandidatët që kanë aplikuar, dokumentacionin-aplikacionin e dorëzuar sipas konkursit të anuluar në zyrën për arkiv dhe protokoll mund t’a tërheqin sipas udhëzimeve të zyrtarit përgjegjës në zyrën për arkiv dhe protokoll.

IV. Procedura e dorëzimit dhe pranimit të dokumentacionit sipas konkursit nr. 28 dt. 08.01.2026, për emërimin e personelit akademik në njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Filozofik është si në vijim:

  • Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm online përmes vegëzës zyrtare https://stafiakademik.uni-pr.edu dhe fizikisht në Zyrën për arkiv dhe protokoll në Fakultetin Filozofik.
  • Dokumentacioni i dorëzuar online do të verifikohet nga zyrtari për mësim.
  • Para protokollimit të dokumentacionit fizik në Zyrën për arkiv dhe protokoll, kandidatët të paraqiten në Zyrën për mësim tek zyrtari për mësim për verifikim dokumentacioni dhe konfirmim të përputhjes në mes të dokumentacionit të dorëzuar onilne dhe atij fizikisht. 
  • Kërkesa për aplikim së bashku me listën e verifikimit dorëzohen para së të mbyllet dosja e aplikimit për protokoll në Zyrën për arkiv dhe protokoll në Fakultetin Filozofik. Kërkesa për aplikim e protokolluar së bashku me listën e verifikimit të nënshkruar nga zyrtari për mësim futen në zarf i cili mbyllet dhe dorëzohen në Zyrën për arkiv dhe protokoll. 
  • Verifikimi dhe përputhshmëria e dokumentacionit të dërguar online dhe dokumentacionit fizik behet përmes formularit të cilin e gjeni të publikuar në web faqe të Fakultetit, i cili nënshkruhet nga zyrtari për mësim.

 

V. Kandidatët me rastin e aplikimit online pranojnë një email ku mund të shohin dokumentacionin e ngarkuar. Ndryshim plotësimi i dokumentacionit të ngarkuar mund të behet vetëm para së të behet konfirmimi i dokumentacionit nga zyrtari për mësim.

VI. Kandidatët të cilët shprehin interesim të aplikojnë me tepër së një pozitë, obligohen të dorëzojnë dokumentacionin fizik sipas kritereve të konkursit për secilën pozitë që aplikon. 

VII. Afati i aplikimit është paraqitur në konkurs, formati i kërkesës së aplikimit është individual.

            

    Vendimi i Senatit për anulim të konkursit për emërimin e personelit akademik në Fakultetin Filozofik

                                    

                                                                                                            Fakulteti Filozofik