NJOFTIM

04 Shkurt 2026
SHARE

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se kërkesat për pajisje me çertifikatën e notave të studentit mund të parashtrohen përmes email-it, duke iu drejtuar referentit përkatës të fakultetit.

Në kërkesën tuaj, ju lutemi të specifikoni të dhënat si më poshtë:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i ID-së
  • Programi i studimit

Pas pranimit dhe verifikimit të kërkesës, çertifikata do të përgatitet dhe mund të tërhiqet ditën pasuese të punës pranë zyrës për shërbime ndaj studentëve në nivelin e studimeve, baçelor, master apo doktoratë.

Studenti për të tërhequr certifikatën e notave duhet të dorëzojë të zyrtari përkatës për shërbime ndaj studentëve dëshminë e pagesës.

Ju lutemi të respektoni këtë procedurë për të mundësuar një shërbim sa më të rregullt dhe efikas.

 

      

 

                   

                   

 

                                                                                                            Sekretari i Fakultetit

                                                                                                            Ma.sc. Jeton Hyseni