Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se kërkesat për pajisje me Vërtetim për statusin e studentit mund të parashtrohen përmes email-it, duke iu drejtuar referentit përkatës të fakultetit.
Në kërkesën tuaj, ju lutemi të specifikoni të dhënat si më poshtë:
- Emri dhe mbiemri
- Numri i ID-së
- Programi i studimit
- Qëllimi i vërtetimit (nëse kërkohet)
Pas pranimit dhe verifikimit të kërkesës, vërtetimi do të përgatitet dhe mund të tërhiqet ditën pasuese të punës pranë zyrës për shërbime ndaj studentëve në nivelin e studimeve, baçelor, master apo doktoratë.
Ju lutemi të respektoni këtë procedurë për të mundësuar një shërbim sa më të rregullt dhe efikas.
Sekretari i Fakultetit
Ma.sc. Jeton Hyseni