Njoftim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve studentore më 29.04.2026

27 Prill 2026
SHARE

Të nderuar kolegë,

Duke pasur parasysh mbajtjen e zgjedhjeve studentore, të cilat do të mbahen me datë 29.4.2026, si dhe në zbatim të rregullave të procesit zgjedhor, ditën e mërkure (29.04) mbajtja e mësimit dhe të kolokiumeve nuk do të zhvillohen, por sipas planifikimit paraprak dhe njoftimit me kohë, mund të zëvendësohen. Gjithashtu kërkohet nga stafi akademik e administrativ që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi lidhur me organizatat studentore, që do të mund të ndikonte në fushatën e tyre zgjedhore.
Çdo të mirë