Njoftim për paraqitjen e provimeve – Afati i Qershorit 2026

26 Maj 2026
SHARE

Njoftohen studentët se afati për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur nga data 28 maj 2026 deri më 5 qershor 2026, në ora 00:00.

Afati i provimeve për muajin qershor 2026 do të mbahet nga data 08 qershor 2026 deri më 20 korrik 2026.

Sistemi SEMS do të jetë i hapur për vendosjen e notave deri më:
30.07.2026

Ju njoftojmë se, bazuar në kërkesën e pranuar nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga afati i qershorit për vitin akademik 2025/2026, numërimi i herëve të paraqitjes së provimeve do të bëhet në përputhje të plotë me rregulloren në fuqi.

Kjo nënkupton se:

  • Për të gjithë studentët, numërimi i herëve të paraqitjes së provimit do të fillojë nga afati i qershorit 2025/2026. Afati i qershorit 2025/2026 do të konsiderohet si hera e parë e paraqitjes.
  • Studentët do të mund të paraqesin një provim maksimumi tri (3) herë.

Gjithashtu:

  • Studentët do të kenë mundësi të tërheqin fletëparaqitjen deri në 24 orë para mbajtjes së provimit;
  • Sistemi do të dërgojë automatikisht email njoftues te studenti në rast të anulimit të provimit;
  • Do të ruhet historiku i anulimeve për secilin student.

Pas përfundimit të këtij afati, nuk do të jetë e mundur paraqitja e provimeve, andaj ju ftojmë ta respektoni këtë njoftim.