KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ

10 Korrik 2023
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2023/2024.

Gjithsej 4192 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron qindra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 18 korrik 2023.

Për konkursin e plotë klikoni KËTU.

Vërejtje: UP-ja për pranimin e studentëve në vitin e pare të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2023/24, në Programin Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore (Fakulteti Filozofik); në studimet baçelor në Fakultetin Juridik; në Programin Banka dhe Financa, Programin Marketing, Programin Ekonomiks, programin Kontabilitet (Fakulteti Ekonomik) dhe Programin Infermieri (Fakulteti i Mjekësisë) do të publikojë konkurs të veçantë, më datë 14 korrik 2023.  

Suksese!